Ministri slloven: Shqipëria i plotësoi kushtet, tani BE të japë vendimin

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anze Logar i cili ndodhet në vendin tonë përpara vendimit që pritet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, deklaroi se Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe tani BE duhet të japë vendimin.

Kujtojmë se pas Portugalisë, presidencën e Këshillit të Bashkimit Europianit e merr Sllovenia.

Ministrat e jashtëm të Austrisë, Çekisë e Sllovenisë ndodhen në Shqipëri. Olta Xhaçka e cilësoi praninë e homologëve të saj në Tiranë, tregues të mbështetjes së tyre dhe vendeve që ata përfaqësojnë ndaj Shqipërisë, përpara vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian, që pritet të jepet në qershor 2021.

SHKARKO APP