Ministri Sokol Dervishaj: Fluturime low cost me Hungarinë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e Hungarisë, Antal Heizer. Gjatë takimit Ambasadori Heizer informoi Ministrin Dervishaj, se duke filluar nga muaji Prill 2017, kompania low cost “wizzair” do të fillojë fluturimet direkt Budapest- Tiranë.  

Ambasadori tha se kjo linjë ajrore, fillon operimin falë angazhimit të Qeverisë Hungareze dhe palës shqiptare, për ti dhënë mundësi rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe turistëve që duan të vizitojnë Shqipërinë.

Ministri Dervishaj falenderoi Qeverinë Hungareze dhe Ambasadorin për këtë lajm pozitiv, dhe theksoi se pala shqiptare është e gatshme të ofrojë çdo lehtësi ndaj kompanive “low cost”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dervishaj, nënvizoi se ky është një zhvillim shumë pozitiv dhe i shumë pritur nga qytetarët shqiptar, por që do ti japë një dimesion të ri shkëmbimeve tregtare dhe afrimit të 2 shteteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Dervishaj e njohu Ambasadorin me disa reforma të ndërmarra së fundmi, veçanërisht me atë të Ujit dhe në Transportin Ndërqytetas, ku Shqipëria mund të përfitojë nga eksperienca e Hungarisë në këtë sektor.

Ambasadori tha se biznese hungareze, kanë interes të madh për të parë mundësitë e investimit në sektorin e ujit dhe në transport, jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera.

Ministri Dervishaj u takua dhe me Ambasadorin e Bullgarisë në Tiranë Dimitar Arnaudov, ku u diskutuar për të forcuar marrëdhëniet ekonomike mes 2 vendeve.

Ambasadori Arnaudov tha se ka interes të madh nga kompanitë bullgare, për të investuar në sektorin e transportit në Shqipëri.

Ministri Dervishaj tha se pala shqiptare, mirëpret propozime konkrete.  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?