Ministri Vengu në Bruksel: Shqipëria do të ofrojë trajnim për personelin ushtarak të Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë sot në Bruksel në takimin me homologët e vendeve pjesëmarrëse në koalicionin për “Mposhtjen e ISIS” të mbledhur nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Vengu bëri të ditur se në takim u konfirmua vendosmëria e koalicionit për të vijuar angazhimin dhe përpjekjet e përbashkëta në Irak. Për të fokusi i ditës së parë të takimit të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s në Bruksel ishte lufta në Ukrainë si dhe bashkëpunimi me vendet partnere të Indo-Paqësorit.

Në lidhje me Ukrainën, Vengu rikonfirmoi angazhimin e vendit tonë, krah vendeve aleate në mbështetje të palëkundur në përpjekjet e saj për stabilitet dhe siguri.

”Do negociohet mes dy vendeve mbi ‘Marrëveshjen mbi bashkëpunimin për sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës’, ndërkohë që Shqipëria do të angazhohet për të ofruar trajnim për personelin ushtarak të Ukrainës”, informoi ministri i Mbrojtjes.

SHKARKO APP