Ministri Vengu-opozitës: Nxini vendin, s’keni turp kur mashtroni e shpifni

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i është përgjigjur akuzave të opozitës në Kuvend. ”Kaloni kohën tuaj duke nxirë vendin dhe mesazhet politike dhe linçimin publik e transferoni në çdo frekuencë të mundshme mediatike e politike”, tha Vengu duke shtuar: “Sa i përket portit të Durrësit unë mund t’ju them fare mirë si ka qenë dhe si është sot nga pikëpamja logjistike dhe ekonomike, ju ftoj ta vizitoni”.

Po ashtu iu përgjigj edhe akuzave të Bardhit për ndihmë kundrejt bandave të krimit të organizuar. “Jeni vetëshpallur gjyqtar publik, prift i moralit në politikën tonë. Unë mbaj përgjegjësi për veprimet, sjelljet e mia, vendimmarrjen në çdo institucion ku kam pasur nderin të kontribuoj e herë pas here, të drejtoj. E keni bërë sport këtë që hidhni kallëzime çdo ditë.

Unë jam rritur nga një familje që është mbrujtur me ndjenjat kombëtare dhe respekt ndaj ligjit. Ju s’keni turp kur gënjeni, mashtroni e shpifni, unë jam këtu për të mbajtur përgjegjësi për çdo vendim dhe jap sqarime. S’mundet të përdorni këtë sallë e ansamble si platformë për linçim publik, kërkoni falje herë pas here”, përfundoi Vengu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?