Ministria dënon rrahjen e mjekut të urgjencës në Spitalin e Durrësit
Ministria e Shëndetësisë dënon me forcë aktin e dhunës së ushtruar sot ndaj mjekut të urgjencës së spitalit të Durrësit dhe inkurajon organet kompetente për zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.
Ministria e Shëndetësisë gjen rastin për të përsëritur thirrjen e saj drejtuar të gjithë qytetarëve që hasin vështirësi në marrjen e shërbimit apo përballen me kërkesa për pagesa nën dorë, të denoncojnë menjëherë rastin pranë Ministrisë së Shëndetësisë në adresën e postës elektronike: antikorrupsioni@
Dhuna e ushtruar ndaj bluzave të bardha në krye të detyrës është dhe mbetet një akt i shëmtuar, prandaj Ministria e Shendetësisë është e vendosur të inkurajojë organet kompetente që të vendosin drejtësi, si dhe u bën thirrje qytetarëve të respektojnë figurën e personelit në detyrë dhe të denoncojnë çdo rast abuziv.
Vetëm kështu mund të përmirësojmë cilësinë e shërbimit në spitalet tona dhe të jemi më afër arritjes së sistemit të kujdesit shëndetësor që duam.
KOHA JONË SONDAZH

