Ministria e Brendshme: 131 banesa të shembura, 20 pallate të pabanueshëm

Përmes një deklarate për shtyp, zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, bëri me dije se 131 banesa të shembura dhe 20 pallate të pabanueshëm është bilanci paraprak i tërmetit të 26 nëntorit në rang vendi. Voda tha se numri i qytetarëve të strehuar në struktura hoteliere në Durrës, Shëngjin dhe Kavajë ka arritur në 2933. Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, vijojnë të marrin ndihmë mjekësore 29 persona nga të cilët 22 në Spitalin e Traumës, 4 në Spitalin e Durrësit dhe 3 të tjerë të transferuar jashtë vendit për kurim, ndërsa numri i qytetarëve të strehuar në struktura hoteliere në Durrës, Shëngjin dhe Kavajë ka arritur në 2633.

”Në terren vijon puna për inspektimin e dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare. Në Tiranë janë 27 grupe vlerësimi, në Durrës grupi i ekspertëve të vlerësimit të banesave përbëhet nga 70 inxhinierë, prej tyre 50 të huaj. Në Kamëz janë katër grupe pune në terren, në Bathore dhe Paskuqan. Në Rrogozhinë 5 grupe verifikimi, ndërkohë vazhdon inspektimi dhe në të gjithë zonat e tjera të prekura si Kruja, Laçi, Lezha, Shijaku apo Vora”.

Lidhur me dëmet në banesa në qarkun Tiranë, rezultojnë 2 mijë objekte të dëmtuara, nga të cilat 410 shtëpi private të pabanueshme. Sa i përket pallateve, 202 të dëmtuar dhe 4 të pabanueshëm. ”Në qarkun Durrës, është ngritur njësia e koordinimit për vlerësimin e dëmeve në koordinim me zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli. Ekipe të vlerësimit me ekspertë kanë ardhur: Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Franca. Ekipe shqiptare: Instituti i Ndërtimit, inxhinierët e Bashkisë Durrës, Fondi i Zhvillimit dhe Departamenti i Rrugëve (ARRSH), të cilët janë ndarë në ekipe në 11 Njësitë Administrative Durrës. Grupet e inspektimit janë shpërndarë përkatësisht në: Ishëm, Manëz, Katund i Ri, Rrashbull, Rajoni 1, Rajoni 2, Rajoni 3, Rajoni 4, Rajoni 5, Rajoni 6, Sukth”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rang kombëtar bilanci paraprak është:

Swiss Digital Mobile Reklama

Banesa të shembura-131
Banesa të dëmtuara rëndë-3811
Banesa të dëmtuara lehtë-3149
Pallate të dëmtuara rëndë-461
Pallate të dëmtuara lehtë-324
Pallate të shpallur të pabanueshëm-20

Sa i takon strehimi të banorëve, kemi:

Në hotele-1961 qytetarë
Në çadra- 964 qytetarë
Në qendra sociale-867 qytetarë
Në familje dhe të afërm-2525 qytetarë

Dëmet sipas qarqeve

Në qarkun e Tiranës rezultojnë 2000 objekte të dëmtuara, nga të cilat 410 shtëpi private të pabanueshme. Sa i përket pallateve, 202 të dëmtuar dhe 4 të pabanueshëm. Në qarkun Durrës, bashkia Durrës kemi 187 objekte të inspektuara, 86 të pabanueshme dhe 4 për tu prishur. Në bashkinë Krujë, 46 objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për tu prishur.Në bashkinë Shijak, 45 objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për tu prishur. Në rang qarku Durrësi ka 287 objekjte të inspektuara. Deri tani janë prishur 14 objekte të shkatërruara, 7 në Durrës dhe 7 në Thumanë. Vazhdon aksioni, në Durrës për 8 objekte dhe 1 në Thumanë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?