Ministria e Brendshme: Do kemi dy ditë reshje të mëdha në vend

Gjatë dy ditëve në vazhdim pritet një përkeqësim i ndjeshëm i motit, me ulje temperaturash e reshje intensive shiu dhe dëbore.

Në kushte të tilla atmosferike zona të ndryshme në Shqipëri kanë faktuar se përmbyten, ndaj për të shmangur pasoja të tilla, Shtabi i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme ka urdhëruar prefektët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal që të marrin masat e duhura në mbrojtje të jetës së pronës dhe qytetarëve.

Sipas buletinit të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) moti, në të gjithë territorin e vendit pritet të ketë reshje shiu, ndërsa në zonat mbi 600 metra mbi nivelin e detit, parashikohen edhe reshje bore.

Në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Korçë parashikohet të ketë reshje më intensive se qarqet e tjera.

SHKARKO APP