Ministria e Brendshme: Edhe nesër do ofrohet shërbim për pasaportat

Zyrat që shpërndajnë pasaporta do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, më 15 gusht.

Kjo u bë me dije sot nga Ministria e Brendshme pas radhëve të gjata të krijuara së fundmi nga qytetarët për përfitimin e tyre.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme,  zyrat do të jenë të hapura nga ora 09:00 e mëngjesit derisa të mos ketë më qytetarë në sportel.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky vendim merret për t’i ardhur në ndihmë procesit të pajisjes me dokumenta, që është shoqëruar me fluks qytetarësh ditët e fundit për shkak të ardhjes së emigrantëve që rinovojnë dokumentat”- thuhet në njoftimin e këtij dikasteri.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?