Ministria e Jashtme greke reagon pasi KQZ i hoqi mandatin Belerit, ka një thirrje për Tiranën zyrtare

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pasditen e së premtes në lidhje me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë.

“Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë për të skualifikuar Fredi Belerisin pa u bërë as edhe betimi i kryebashkiakut të Himarës është një praktikë e re dhe përfundimi i parashikuar i një procesi me shumë pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit ligjor-thotë njoftimi zyrtar publikuar në faqen e saj zyrtare.

Ministria e Jashtme rithekson detyrimin e autoriteteve shqiptare për “të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i mundësuar menjëherë z. Beleris, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Europian, të marrë pjesë në detyrat e tij, duke filluar nga punimet e trupës së PE  më 16 korrik në Strasburgu”, përfundon deklarata.

SHKARKO APP