Ministria e Jashtme, kërkesë mediave: Dorëzoni urgjent pasaportat e shërbimit

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në njoftim publik u kërkon përfaqësuesve të gjithë mediave që të dorëzojnë pasaportat e shërbimit. Njoftim sqaron se me rregullat e reja për pasaportat e shërbimit, të gjithë dokumentet që janë lëshuar për mediat nuk janë më të vlefshme.

Njoftimi i MEPJ

Njoftimi: Kërkesë drejtuar mediave për dorëzimin e pasaportave të vlefshme biometrike të shërbimit që posedojnë punonjësit e tyre

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bazë të VKM nr. 389, datë 12.06. 2019,  «Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit », njoftojmë punonjësit e mediave në vend, të cilët janë të pajisur me pasaporta biometrike shërbimi të vlefshme, të kryejnë menjëherë dorëzimin e tyre, në përputhje me VKM e sipërcituar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rast moszbatimi të udhëzimit për dorëzim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të jetë e detyruar që, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 12.06.2019 «Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit », pika 5, 6 dhe 7, t’i nxjerrë të pavlefshme këto pasaporta.

Dorëzimi i dokumentit do të kryhet pranë MEPJ, në Drejtorinë e Çështjeve Konsullore, me qëllim që të vijohet me procedurën e brendshme.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?