Ministria e Mbrojtjes: Majori Sokol Feka, instruktor në Farkë

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se majori i Forcave të Armatosura Shqiptare, i cili humbi jetën për shkak të rrëzimit të helikopterit që transportonte drogë, është Sokol Feka. 

Sipas njoftimit të Ministrisë, majori Feka nuk kishte aplikuar për leje për të dalë jashtë vendit. Feka, me detyrë instruktor në bazën e Farkës ishte pjesë e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh.

Ministria e Mbrojtjes është njoftuar nga Ministria e Jashtme lidhur me ngjarjen që ndodhi një ditë më parë në Spanjë. Mësohet se Garda Spanjolle është vënë në ndjekje të helikopterit që mendohet se transportonte rreth 800 kg hashash nga Maroku drejt Spanjës. Helikopteri eshte perplasur me nje shtylle e per pasoje eshte rrezuar duke shkaktuar vdekjen e Fekes dhe nje personi tjeter.

SHKARKO APP