Ministria e Mbrojtjes mamografi falas për gratë ushtarake dhe civile të FA

Në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, nën kujdesin e veçantë të ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes për një javë të plotë është në dispozicion të grave ushtarake dhe civile një makinë lëvizëse për kryerjen e mamografisë falas. Në ditën e dytë të vizitave mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, e cila bashkëbisedoi me gratë që ishin të pranishme për kryerjen e ekzaminimeve.

Një bisedë të ngrohtë ajo zhvilloi edhe me znj. Silvana Markgjoni, e cila ka luftuar për 21 vite me radhë me këtë sëmundje, duke e fituar këtë betejë jetësore vetëm falë vendosmërisë së saj. Në fjalën e saj drejtuar grave të pranishme, znj. Silvana Markgjoni  u  bëri thirrje që të mos kenë frikë nga kontrolli. “Shoh shumë shpesh gra të trembura për të bërë mamografinë, tremben nga kontrolli, tremben nga e vërteta dhe ky është gabimi më i madh që ato mund të bëjnë” tha znj. Markgjoni.

Më tej ajo u shpreh se të gjitha gratë duhet të mëndojnë që vetëm një mamografi  e thjeshtë që bëjnë, ju fal jetën për të afërmit, për fëmijët, për veten e tyre. Ju fal këtë jetë që është kaq e bukur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e saj ministrja Kodheli vlerësoi guximin, trimërinë dhe vendosmërinë e znj. Silvana Markgjoni, për t’i demonstruar vetes dhe të tjerëve që ne mund t’ia dalim vetëm duke bërë mamografinë. “Unë jam një tjetër dëshmi e një personi që bëj rregullisht mamografinë, pavarësisht se çfarë kam bërë në jetë, pavarësisht se sa mundësi kam pasur, pavarësisht në çfarë moshe kam qenë mbi të 40, e kam bërë mamografinë çdo vit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja Kodheli nënvizoi se “Jo vetëm zonjat që janë nën uniformë, që kanë një tjetër qasje ndaj disiplinës edhe detyrimeve që kanë për veten e tyre dhe të tjerët, për përgjegjësitë që mbjanë, por edhe zonjat civile që punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të gjithë zonjave që punojnë në FA dhe të gjitha zonjat që na dëgjojnë sot,  duhet thjeshtë dhe vetëm të gjejnë kohën për t’u diagnostikuar, është shumë e rëndësishme”.

Në fund të fjalës së saj znj. Kodheli theksoi se kjo është sëmundja e shekullit dhe që po përparon.  “Shpeshherë i dëgjoj njerëzit të thonë që është bërë tumori sikur të jetë një grip dhe është e vërtetë, ndaj vetëm parandalimi, siç është në rastin e mamografisë, është le të themi shpëtimi i vetëm. E kapur në kohë pothuajse në të gjitha rastet është 100 % e shërueshme” tha ministrja e Mbrojtjes.

Në Ministrinë në Mbrojtjes, kontrolli i mamografisë falas zhvillohet për të tretin vit radhazi. Pas ekzaminimeve që do të kryehen për një jave në ambientet e ministrisë makina lëvizëse e mamografisë do të jetë në dispozicion edhe të  punonjëseve ushtarake dhe civile në të gjitha komandat dhe njësitë ushtarake të FA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?