Ministria e Mbrojtjes: Përshëndesim kryeprokurorin për denoncimin ndaj lëndëve plasëse

“Pas miratimit të strukturës së re nga presidenti i Republikës, ndër të tjera, bazuar në një urdhër të ministres së Mbrojtjes, në tetor 2014 filloi procesi i inventarizimit të plotë e të detajuar në të gjithë vendin. Ministrja kërkoi që kjo procedurë të bëhet në të njëjtën kohë në të gjithë vendin me prezencën e anëtarëve të komisionit, të komandave, Ministrisë dhe Shtabit të Përgjithshëm, proces i cili është ende në vazhdim.

Në muajin tetor gjatë punës për inventarizimin, në grup-depot e Bigadës së Mbështetjes në fshatin Nuaj të rrethit të Krujës, u konstatua se mungonte një sasi e konsiderueshme lëndësh plasëse”, sqaron MM-ja.

Duke vijuar se strukturat e FA pasi konstatuan shkeljet vunë nën vëzhgim tetarin Adem Hasani, magaziner në këto grup-depo, si dhe kontaktuan me Prokurorinë e Policinë e rrethit Krujë, duke kërkuar ndalimin e tij në flagrancë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përballë mosreagimit nga prokuroria e Krujës, për shkeljet e konstatuara dhe informacionet që disponoheshin për largim të mundshëm nga vendi të këtij shtetasi, në bazë të ligjit të disiplinës ushtarake, komanda u detyrua të bëjë ndalimin e tetarit Hasani në Policinë Ushtarake në 4 nëntor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këto kushte, Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, është detyruar të kontaktojë personalisht me prokurorin e Përgjithshëm,Adriatik Llalla, i cili ka vënë në lëvizje Prokurorinë e rrethit Krujë”, citon gjithashtu kjo ministri.

 Duke përfunduar se ajo falenderon z. Llalla për disponibilitetin e menjëhershëm të tij dhe mbetet shpresëplotë se po me të njëjtën mënyrë do të veprojë edhe për dosjet e tjera të depozituara nga kjo ministri në organin që ai drejton.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?