Ministria e Mbrojtjes: Po transportojmë serbatorë karburanti të aeroplanëve. S’ka rrezik

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj lajmeve në media, sipas të cilave po transportoheshin materiale të rrezikshme dhe predha, duke qetësuar qytetarët pasi bëhet fjalë vertëm për serbatorë bosh avionësh të vjetër.

Në përgjigje të shqetësimit të disa qytetarëve, përsa i përket materialeve të paraqitura media si të rrezikshme, bëjmë me dije për opinionin publik se: Bëhet fjalë për transport materialesh, kryesisht skrap, nga Rinasi për në Kuçovë, nga Forcat Ajrore.

Më konkretisht sqarojmë se, nuk bëhet fjalë për predha apo materiale të rrezikshme, po për serbatorë karburanti të aeroplanëve, tashmë të dalë jashtë përdorimit si “MIG” etj., të cilët i nënshtrohen protokollit të transportit të zakonshëm, pasi nuk përbëjnë asnjë rrezik për popullatën apo ambientin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për transportin e materialeve të rrezikshme si municione, kimikate etj., kanë procedura shumë të qarta dhe strikte, të miratuara nga Ministri i Mbrojtjes dhe referuar standardeve e vendeve të BE, në të cilat në çdo rast veprohet dhe zbatohet me rreptësi protokolli i miratuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?