Ministria e Mjedisit: Nuk ka leje për këndin e lojërave te liqeni (foto)

Ministria e Mjedisit i ka kthyer përgjigje një kërkese të bërë nga shoqëria civile me nismën “Qytetarët për parkun” nëse është marrë leje mjedisore nga ana e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e këndit të lojërave te Liqeni Artificial.

Sipas përgjigjes të kthyer nga Ministria e Mjedisit thuhet se pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit nuk është aplikuar për pajisjen me leje mjedisore për këtë projekt.

Sipas protestuesve në kantierin te liqeni po punohet pa leje mjedisore dhe kjo është një shkelje nga ana e bashkisë tashmë e konfirmuar zyrtarisht.

SHKARKO APP