Ministria e Shëndetësisë, apel prindërve: Vaksinoni djemtë kundër HPV-së, forcohet imuniteti i popullatës

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se duhen vaksinuar edhe djemtë e moshës 13 vjeç kundër Human Papillomavirus (HPV), pasi ky inveksion nuk prek vetëm vajzat.

Përmes një mesazhi, mjekja Rovena Daja tha se në që nga filliim i muajit janar, kjo vaksinë aplikohet edhe te djemtë. Sipas Dajës, HPV mund të shkaktojë sëmundje dhe të shkojë deri në kancer.

Vaksina aplikohet falas në të gjitha qendrat shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas MShMS-së, “HPV nuk prek vetëm vajzat. Përvoja ndërkombëtare tregon se vaksinimi i të dyja gjinive çon në më pak infeksione dhe hedh bazat për eliminimin e kancerit të qafës së mitrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur djemtë vaksinohen, ulet ndjeshëm përhapja e HPV, reduktohet transmetimi i virusit te partnerët dhe forcohet imuniteti i popullatës, duke mbrojtur edhe ata që nuk janë vaksinuar”, thuhet në apelin e ministrisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?