Ministria e Shëndetësisë i lë pa metadon, në Durrës 100 përdorues i rikthehen heroinës (Video)

Prej dy javësh, mungesa e metadonit në rrethe ka bërë që qindra përdorues t’i rikthehen përdorimit të drogës.

Situata është vështirësuar edhe më shumë për këtë kategori, pasi Ministria e Shëndetësisë ka marrë përsipër organizimin e shpërndarjes së metadonit në gjithë vendin.

Mungesa e metadonit ka bërë që mininimalisht 100 persona në Durrës t’i rikthehen heroinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nisur nga kjo situatë, këta persona kanë deklaruar se në mungesë të parave për të blerë heroinën, do të kalojnë në veprime të rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata paralajmërojnë mësymjen dhe vjedhjen e banesave dhe bizneseve në Durrës, për shkak se ndjehen të detyruar.

Këta persona shprehen se qeveria duhet të marrë masa urgjente për shpërndarjen e metadonit, pasi të rinjtë i janë rikthyer sërish përdorimit të drogës.

Sipas tyre, kjo bëhet qëllimisht që metadoni të shitet nën dorë me çmime të larta ose të favorizohet shpërndarja e drogës në qytet./BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?