Ministria e Shëndetësisë: Mbi 2.5 milionë vaksinime anti-COVID në Shqipëri, vetëm dje 8155 doza të aplikuara

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se “deri tani, në vendin tonë janë kryer 2 510 426 vaksinime në total”.

Vetëm ditën e djeshme, janë kryer 8155 vaksinime.
Po ashtu, sipas Ministrisë, 229 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, janë evidentuar nga mjekët e familjes nëpërmjet certifikatave të vaksinimit (ose 458 vaksinime të aplikuara jashtë vendit).

Vaksinimi masiv anti-COVID vijon në të gjitha pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “derë më derë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?