Ministria e Shëndetësisë tenderon Recetën Elektronike

Pas shumë përpjekjesh Ministria e Shëndetësisë siguroi fondin prej 5.3 milionë Eurosh për të bërë tenderin e Recetës Elektronike. Sipas burimeve të brendshme të Ministrisë së Shëndetësisë, në datën 12 Gusht u zhvillua tenderi. Firma Italiane Lutech me seli në Milano ka dhënë ofertën më të mirë më vetëm, 4.1 milion Euro. Ndërsa firma e dytë renditet me mbi 450.000 Euro më shumë. Duket se prezenca e firmave Austriake, Greke, etj ka rritur interesin edhe te firmave prestigjioze Italiane. Firma Italiane punon në fushën e software ne Itali dhe në shtete të tjera të Europës. Sistemi i recetave elektronik do të jetë funksional brenda 3 vjetësh, por Ministra po mundohet që të gjejë zgjidhje të shpejte për  një sërë problemesh. Futja e recetave elektronike ka si synim shmangien e abuzimeve që kanë ndodhur kohët e fundit në sistemin e vjetër manual të lëshimit të recetave. Skandali i fundit ishte ai i rimbursimit të barnave me receta të falsifikuara.

Receta elektronike e lejon mjekun të krijojë dhe të transmetojë në mënyrë elektronike një recetë si dhe farmacistin të ekzekutojë në mënyrë elektronike recetën. Avantazhi kryesor i recetës elektronike është rritja e transparencës dhe shmangia e abuzimeve me recetat e rimbursueshme.

SHKARKO APP