Ministria e Sporteve hedh poshtë, me lezet, akuzat e Federates Shqiptare të Futbollit

 

Ka reaguar ministria e Arsimit dhe Sportit pas deklarates se FSHF. Jas deklarata e plote e Ministrise se Sporteve:

Nisur nga deklarata e Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me refuzimin e nisjes së procedurave për dhënien e nënshtetësisë shqiptare të disa futbollistëve me origjinë Kosovare, MAS sqaron si më poshtë vijon, se:

Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, është e angazhuar të ndërtojë dhe garantojë politikat më të mira në drejtim të zhvillimit të sportit në vend, duke përfshirë këtu sportin e futbollit një nga sportet më të dashura për shqiptarët dhe që së fundi ka arritur të shënojë rezultate historike.

Në rastet kur Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk ka propozuar dhënien e shtetësisë tek Presidenti i Republikës për disa futbollistë/e, kjo ka ndodhur për arsye se bazuar në dokumentacionin e secilit prej futbollistëve të depozituar në MAS nga Federata Shqiptare e Futbollit, ka rezultuar se këta futbollistë nuk plotësonin kriteret e parashikuara në nenin 9 të Ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, si dhe në ndarjen III, pika 2 të VKM nr. 554, datë 3.7.2013 “Për përcaktimin e procedurave për njohjen ose fitimin e shtetësisë shqiptare nga personat me origjinë shqiptare, me përjashtim të shtetasve të Republikës së Kosovës”.

Pjesa më e madhe e rasteve për të cilat nuk është propozuar dhënia e shtetësisë ka qenë fakti se nuk kishin mbushur moshën 18 vjec. Në rastet e tjera, nuk janë plotësuar kriteret e paraqitura në VKM nr. 554, në ndarjen III, pika 2 (e cila parashikon rastet kur mund t’u jepet nënshtetësia).

Ministria e Arsimit dhe Sportit është e angazhuar të mbështesë politikat e Federatës Shqiptare të Futbollit, sikundër edhe të Federatave të tjera, në drejtim të përthithjes së talenteve të rinj për ekipet kombëtare, duke kërkuar madje edhe ndryshime ligjore të cilat lehtësojnë procedurat për marrien e nënshtetësisë shqiptare në rastet kur ka një interes kombëtar.

Nga ana tjetër, MAS përgëzon FSHF, Kombëtaren Shqiptare dhe gjithë komunitetin e futbollit shqiptar në tërrësi për arritjet historike në këto momente për futbollin shqiptar si dhe angazhohet të mbështesi maksimalisht me politika dhe investime konkrete në funksion të përmirësimit të cilësisë.

Prej dy vitesh MAS ka ndërtuar një kulturë të re komunikimi dhe bashkëpunimi shumë të mirë me FSHF, Federatat e tjera dhe me të gjithë aktorët dhe grupet e interesit të sportit shqiptar. Likujdimi i të gjitha detyrimeve shtetërore ndaj sportistëve elitar shqiptar, hartimi i politikave strategjike dhe financimi i një vlere prej 25 milion euro në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës së sportit është shembull i seriozitetit dhe vullnetit të kësaj qeverie për të investuar maksimalisht në rindërimin e sportit shqiptar.

Por sigurisht, MAS është e detyruar të zbatojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

 

Ja reagimi i FSHF:

“Pikërisht në këtë moment historik që po kalon futbolli ynë, vjen shkresa me firmën e zonjës Nikolla, e cila refuzon nisjen e procedurave për marrjen e shtetësisë për 9 futbollistë, dy të ekipit U17, një të ekipit U21, dy lojtarë të ekipit kombëtar A femra dhe 4 lojtarëve të ekipit kombëtar U19 femra. Pajisja e këtyre lojtarëve i shërben futbollit dhe do të ishte një nidhmëse shumë e madhe në prag të aktiviteteve europiane që kemi me këto ekipe”, thotë Besnik Çela, zv.sekretar i Përgjithshëm i FSHF-së.

Megjithatë, nisur nga shkresat e paraqitura në FSHF, Ministria e Sportit duket t'u përmbahet ligjeve të shtetit shqiptar për marrjen e nënshtetësisë, por këto procedura ekstraligjore, sipas zv.sekretarit të Përgjithshëm janë aplikuar prej shumë vitesh në interes të futbollit dhe Kombëtares.

“Falë atij bashkëpunimi dhe asaj mbështetjeje që na ka dhënë ministria në të kaluarën është bërë e mundur marrja e nënshtetësisë për të gjithë lojtarët, nga mosha 15 vjeç e deri tek ekipi kombëtar A”, sqaron Çela.

SHKARKO APP