Ministria e Transporteve: Fluturimet në Rinas kanë nisur që nga ora 11:00
Aktualitet E Diel, 9 Maj 2021 11:40
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës informon se prej orës 11.00 kanë rifilluar fluturimet nga aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza, të pezulluara për disa orë si pasojë e pranisë së akullit në pistë.
Ministria informon se është bërë akomodimi I gjithë pasagjerëve në avionë të tjerë për të shkuar në destinacionet përkatëse.

