Ministria e Transportit: Akuza të pabaza për licencat nga një shoqat

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka reaguar sot ndaj akuzave të një prej shoqatave të transportit, lidhur me licencat e dhënat në këtë sektor.

Reagimi i Ministrisë:

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, pasi u njoh me pretendimet e pabaza të përfaqësuesve të njërës prej shoqata të transportit, që operon në linjat ndërqytetase, hedh poshtë këto pretendime në mënyrë kategorike si jo të mbështetura në ligj dhe spekulative.

Swiss Digital Desktop Reklama

MTI, thekson se procesi i hartimit të rrjetit të transportit ndërqytetas, është bërë në bashkëpunim mes MTI-së, shoqatave të transportit ndërqytetas dhe pushtetit vendor, për të plotësuar nevojat e banorëve për mbulim të plotë të territorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë procesit është marrë mendimi edhe i shoqatës që organizoi protestën, e cila ka shfaqur vlerësimin për nismën dhe bashkëpunimin me Ministrinë.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, u bën apel të gjithë operatorëve të transportit ndërqytetas, që të operojnë në përputhje me kushtet e liçensave dhe të mos abuzojnë. Sepse janë pikërisht këto abuzime të operatorëve në raste të caktuara, që krijojnë këto pretendime të paqena.

Ndërkohë MTI, sqaron se përfaqësuesi i shoqatës që ngre pretendimin është në një proces gjyqësor me një palë tjetër, të cilës gjykata i ka dhënë të drejtë për liçensimin e operimit të njërës prej linjave, dhe për këtë shkak përpiqet të dizinformojë opinionin publik dhe akuzojë pa baza dhe argument ligjore.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, për ti dhënë fund gjithë këtyre spekulimeve, ka vendosur të pezullojë procesin e liçensimit për linjat ndërqytetase, deri në marrjen e detyrës nga titullari i ri.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës i kërkon ndjesë operatorëve që kanë aplikuar dhe janë në pritje të liçensimit, por e ndërmerr këtë hap për ti prerë rrugën çdo keqinterpretimi dhe spekulimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?