Ministria greke e Drejtësisë reagon për dhunimin në burg të Aleksandër Lucës

Ministria greke e Drejtësisë ka reaguar pas dhunës së ushtruar në qelitë e paraburgimit ndaj shqiptarit Aleksandër Luca.

20-vjeçari shqiptar, i akuzuar si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së studentes Eleni Tofaloudi në ishullin Rodos, u dhunua nga të burgosurit e tjerë në qelitë e paraburgimit të Avlonës.

Ministria e Drejtësisë e konsideron të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj tij, ndërsa ka nisur hetimet se si ka mundësi që të burgosurit e tjerë u futën në qelinë e Aleksandër Lucës.

Swiss Digital Desktop Reklama

I paraburgosuri A.L. 20 vjeç ishte vendosur në një dhomë të veçantë pas urdhrave të qarta të Ministrisë për mbrojtjen dhe sigurinë e tij. Megjithatë, dje pasdite u sulmua në qelinë e tij nga të burgosurit e tjerë dhe u dërgua në qendrën shëndetësore Kapandritiou dhe më pas në spitalin Evangelismos për kontroll. Ai u trajtua dhe nuk ishte e nevojshme shtrimi në spital, dhe u kthye në burg. Ka nisur një hetim disiplinor për incidentin dhe hetim penal për të burgosurit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë greke të Drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aleksandër Luca, pas trajtimit që mori në spital, u dërgua në një tjetër burg për të garantuar sigurinë e tij. Ai nuk ka pësuar lëndime të rënda nga dhuna e ushtruar ndaj tij.

20-vjeçari u dhunua një ditë më parë nga të burgosurit e tjerë, të cilët e pyesnin përse kreu krimin. Ai u tha se studenten e vrau shoku i tij grek, Manolis Koukouras 21 vjeç.

Dy të rinjtë, shokë me njëri-tjetrin, akuzohen se kanë abuzuar, dhunuar dhe vrarë studenten 21-vjeçare Eleni Tofaloudi.

Kjo e fundit, pasi u qëllua barbarisht me hekur në kokë, u hodh më pas në det me këmbë të lidhura. Ngjarja ka ndodhur më 27 Nëntor në ishullin Rodos të Greqisë.

Trupi i studentes u gjet të nesërmen nëpër shëmbinj. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras kanë pranuar përfshirjen në krim, por akuzojnë njëri-tjetrin për dhunimin dhe vendimin për të hedhur në det 21-vjeçaren.

VIDEO/ Rrihet barbarisht në burg 19-vjeçari i akuzuar për vrasjen e studentes greke

Ξυλοδαρμός Αλβανού

Shqiptari 19 vjeçar, Aleksandër Luca, i cili dyshohet se vrau studenten greke Helen Topaloudi Rhodes është rrahur barbarisht në burgun “Avlona”.

Nga pamjet filmike të publikuara këtë mëngjes nga mediat greke vërehet se të arrestuarit e tjerë, të cilët duke të rinj që mbahen të izoluar në qelinë e tij pasi e sulmojnë verbalisht, nisin ta godasin të riun shqiptar me shkelma, duke e akuzuar “fajtor” të dyshuarin kryesor të vrasjes. Pas kësaj mësohet se i riu është dërguar në qendrën shëndetësore të burgut dhe më pas në spital “Evangelismos”.

“Plagët nuk ishin shumë serioze”- raportojnë mediat greke të cilët citojnë mjekët që e kanë mjekuar të riun shqiptar.

“Detaje mbi situatën shëndetësore në të cilën gjendet 19 vjeçari i akuzuar për vrasjen e studentes Helen Topaloudi lëshuar nga drejtoresha i spitalit “Evangelismos”, Naya Mitsakis.

Duke folur këtë mëngjes në “ERT”, Mitsakis tha se i riu u zhvendos në hënën pasdite në spital.

“U shqyrtua nga të gjitha klinikat dhe më pas u tërhoq”, tha ai.

Në një pyetje në lidhje me situatën e tij shëndetësore ajo sqaroi:

“Ai u rrah. Por, ku është marrë në pyetje dhe më pas doli, ai plagët e tij nuk ishin shumë serioze, pasi përndryshe ai do mbahej në spital””- raporton zogla.gr lidhur me dhunën e ushtruar nda të riut shqiptar.

Përgatiti: Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?