Ministria greke kërkon takim me ambasadoren shqiptare
Ministria e Jashtme greke, e cila tashmë drejtohet nga kryeministri Aleksis Tsipras, ka thërritur për një takim ambasadoren shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari për ngjarjen në Bularat të Gjirokastrës.
Pritet që tashmë, Ministria e Jashtme dreke t’i dorëzojë ambasadores shqiptare një notë proteste.
Ditën e djeshme, në Bularat të Gjirokastrës, pas një shkëmbimi zjarri, forcat RENEA ekzekutuan nacionalistin grek Kostandinos Kaçifas.
Ky i fundit thirrje të policisë shqiptare për t’u dorëzuar ju përgjigj duke qëlluar me armë në drejtim të efektivëve të policisë.
KOHA JONË SONDAZH

