Ministrja Koçiu përuron rikonstruksionin e Qendrës së Zhvillimit Rezidencial Durrës

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përuruar rikonstruksionin e Qendrës së Zhvillimit Rezidencial në Durrës e cila funksionon 24 orë në 7 ditë të javës duke ofruar shërbim rezidencial për persona me aftësi të kufizuara.

Në kuadër të këtij investimi nga MSHMS është mundësuar krijimi i ambienteve të përshtatshëm për kategorinë e përfituesve në qendër sipas kushteve bashkëkohore me një mjedis familjar.

Ministria Koçiu ka vlerësuar gjithashtu stafin për përkushtimin dhe punën e zhvilluar me fëmijët.

“Respekt pa fund për të gjitha ju, për çdo sakrificë dhe përkushtim që bëni çdo ditë që as nuk e vë në dyshim që bëni super punë me të gjithë fëmijët këtu”, u shpreh Koçiu.

Duke iu drejtuar fëmijëve, ministrja tha se, “unë dua që ju vetëm të qeshni, të mos ju shoh sy me lot, se ne jemi të gjithë bashkë këtu për të bërë më të mirën”.

SHKARKO APP