Ministria për fëmijët nën drejtimin e Bora Muzhaqit, Rama: Ka një program kompleks

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për përbërjen e qeverisë së re Një nga risitë e qeverisë “Rama 3” ishte dhe ministria për fëmijët, ku ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët u zgjodh Bora Muzhaqi. I pyetur se përse një ministri e tillë, Rama tha në “Opinion” se është hartuar një program specifik kompleks dhe krijimi i një ministrie ishte domosdoshmëri.

“Është një prioritet i ri i dedikuar i qeverisë së re, për rininë dhe fëmijët. Ne kemi punuar prej një viti për të hartuar një program specifik për fëmijët.

Duke pasur parasysh faktin se fëmijët në këtë vend kanë pak hapësira përtej shkollës dhe kopshtit për t’i përfshirë në aktivitete më shumë dhe nga ana tjetër lidhet dhe me futjen në program të arteve dhe zejeve për fëmijët. Këtu kemi parasysh të gjithë nxënësit e shkollave elementare dhe nga ana tjetër programi për sportin.

Është një program kompleks, që do kërkojë angazhimin e të gjitha institucioneve dhe një ministre shteti që do bëjë koordinimin e këtyre programeve ishte domosdoshmëri”, tha Rama.

SHKARKO APP