Ministria: Tragetet, të zbatohen direktivat e autoriteteve

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, njoftoi sot se trageti i linjës Brindizi-Vlorë, “Red Star”, është ankoruar në portin e Vlorës dhe se të gjithë pasagjerët kanë zbritur.

Përmes një noftimi për shtyp, MTI sqaroi se trageti i linjës Brindizi-Vlorë, “Red Star” planifikohej të ankorohej në portin e Vlorës në orën 15.00. Situata e krijuar në portin e Vlorës, sipas MTI-së erdhi për shkak të mos zbatimit të grafikut për operim. “Trageti është akustuar në Kalatë rreth 11.20 minuta të paradites së sotme. Pasagjerët kanë zbritur të gjithë”, njoftoi MTI-ja.

MTI po ashtu bën të ditur se grafiku i lëvizjeve është i miratuar nga organet kompetente për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe se parakusht është kapaciteti. Në njoftimin e përcjellë për mediat, MTI i bën thirrje operatove që operojnë në transportin detar të zbatojnë direktivat e autoriteteve dhe se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Operatori i linjës së trageteve RedStar do të penalizohet nga organet kompetente sipas ligjit në fuqi, për rastet e shkeljeve të grafikut, duke sjellë pasoja të drejtëpërdrejta tek pasagjerët. Njoftojmë Agjensitë, se nuk janë të lejuara në asnjë rrethanë të shesin bileta jashtë grafikut të miratuar”, apelon MTI.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grafiku i operatorëve për transport pasagjerësh duke filluar nga dita e sotme do të fillojë të publikohet në portalin online të Ministrisë së Transporteve www.transporti.gov.al, si dhe do të jetë i detyrueshëm për publikim në portalet e Porteve në vend. Për grafikun dhe oraret në Portin e Sarandës, qytetarët luten të njihen me grafikun përmes portalit të Ministrisë. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?