Ministria u jep statusin e jetimit katër fëmijëve në Pukë

Pas fatkeqësisë së ndodhur në Pukë, ku çifti Ndoj humbi jetën pas zjarrit që dogji shtëpinë dhe 4 fëmijët mbetën jetimë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përmes strukturave të saj të Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe Shërbimin Social Shtetëror ka marrë menjëherë masat duke mbledhur grupin teknik multidisiplinar për menaxhimin e rastit.

Pasi u bë vlerësimi i nevojave, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës në koordinim me organizatat partnere dhuruan veshmbathje, pako ushqimore dhe karrocë për gjyshen e paralizuar që shpëtoi nga zjarri, duke u angazhuar për mbështetjen e familjes në vazhdimësi. Ndërkohë ka nisur procedura për pajisjen me status jetimi të 4 fëmijëve dhe ka nisur menjëherë identifikimi i një familjeje të përshtatshme që do të marrë në kujdestari 4 fëmijët e mitur si zgjidhja më e mirë e mundshme.

Në bashkëpunim me Bashkinë Pukë 4 fëmijëve u është caktuar një pension social dhe bashkia ka marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë. Aktualisht fëmijët janë të strehuar tek gjyshja e tyre deri në përcaktimin e kujdestarisë. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës do të vijojë të ndjekë nga afër fëmijët për çdo nevojë që do të paraqitet në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Petrit dhe Dava Ndoj, respektivisht 46 dhe 35-vjeç po flinin në katin e dytë të banesës, në momentin kur shtëpia e tyre, në lagjen ”Va Shënkoll” të fshatit Breg, u përfshi nga flakët rreth orës 03:45 të mëngjesit të kësaj të hëne. 4 fëmijët dhe dy gjyshërit e tyre kanë mundur të shpëtojnë mrekullisht, të cilët janë hedhur nga dritarja për të shpëtuar, duke marrë vetëm dëmtime të lehta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pal Gjoni 82-vjeç, nuk ka mundur të shpëtojë dot djalin e tij. Në një prononcim për mediat pas ngjarjes së rëndë, ai tregon se dëgjoi zhurmën që po shkaktonin tjegullat teksa thyheshin nga zjarri. “Dola në korridor dhe pashë që kishte marrë flakë kati i dytë. Thirrja djalin 10 herë o Petrit por kishte mbaruar punë. Thirrja nusen por edhe ajo kishte mbaruar punë. Kam dalë me fëmijët, pastaj dolën për dritare. Kërciti llamarina por shpëtuan pa gjë. Më keq për mua nuk ka”, shprehet ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?