Ministrja Anila Denaj: Po punojmë për një skemë garancie dhe sovrane për bujqësinë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj si dhe ajo për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilluan sot një takim me fermerë, blegtorë e përfaqësues të agrobiznesit, për të dëgjuar dhe folur mbi nevojat e tyre konkrete, me qëllim hartimin e politikave sa më efikase që i japin zgjidhje kërkesave të grupeve të interesit të investuar në këtë sektor.

“Mbështetja e investimeve të sipërmarrjes bujqësore është prioriteti ynë, për të rritur rendimentin dhe ofruar cilësi të kontrolluar në çdo hallkë të zinxhirit prodhues nga ferma në tavolinën e konsumit.

Synojmë që mbështetja financiare të zgjerohet edhe nëpërmjet instrumenteve të tjerë për aksesin në financë, sikundër është Skema e Garancisë Sovrane për bujqësinë për të cilën po punojmë ta sjellim sa më parë në funksion të fermerëve”, deklaroi ministrja Denaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?