Ministrja Balluku: Autostrada Tiranë-Durrës zgjerohet me 4 korsi, nisin punimet e “Korridorit 8”
Për zhvillimin e projekteve infrastrukturore por dhe energjetike në vitin 2024 do të vihen në dispozicion 52.8 miliardë lekë. Ministrja Belinda Balluku e konsideroi një buxhet të rëndësishëm i cili do të shpërndahet fokusohet në investimet rrugore për lehtësimin e trafikut dhe qarkullimit në vend.
“Ne kemi parashikuar brenda këtij buxheti zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës me dy korsi nga secila anë. Një korsi për t’iu shtuar rrugë ekzistente dhe një korsi emergjence. Ndërtimi i aksit rrugor Elbasan-Lekaj, “Korridori 8”, faza e parë. Zgjerimi i rrugës Levan-Gjirokastër, faza e parë. Qendra e monitorimit të trafikut, vazhdimi i fazës së dytë. Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban, Loti 2”,-tha Balluku.
Më shumë para do të shkojnë në drejtim të transportit rrugor, zë i cili do të marrë nga ky buxhet 23 miliardë lekë e pasuar nga sektori i furnizimit me ujë dhe kanalizime 11.5 miliardë lekë dhe 8.8 miliardë lekë për transportin detar. Sipas Ballukut investimet e parashikuara në 2024 do të sjellin zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë në një periudhë e cila po tërheq vëmendjen dhe të vendeve të tjera.