Ministrja Balluku: Inceneratorët janë të domosdoshëm

Qeveria shqiptare është e vendosur të mbështesë ndërtimin e inceneratorëve. Kështu u shpreh sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

”Inceneratorët janë shumë të rëndësishëm, sepse mjafton të shkosh në Sharrë si ka qenë dhe si është sot. Mjafton të shikosh zonën e Spitallës dhe ta shikosh sot. Mbetjen nuk po hidhen. Akuzat e PD unë besoj, ka organe tashmë. Të vazhdojë në SPAK dhe SPAK mund ta hetojë, PD nuk ka nevojë të na hetojë përmes kutive të ekraneve”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Balluku tha edhe se ndërtimi i inceneratorëve është domosdoshmëri për shoqërinë. “Inceneratorët duhen, sepse vjen një kohë se volumet e landfilleve ezaurohen. Landfillet janë ngritur, sepse ka pasur dëgjesa. Ne inceneratorët kanë nisur nga puna dhe do të vijojnë, pavarësisht se çfarë thotë PD-ja”, tha Balluku.

SHKARKO APP