Ministrja Balluku: Po depozitojmë energji për një kohë më të keqe

Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku gjatë takimit me biznesin e vogël për shpjegimin e Paketës së Rezistencës, paralajmëroi mungesën e energjisë në muajt e ardhshëm. “Mungon sasia energjetike ne treg, sidomos per naften dhe gazin. Mungesa është ajo që na kanoset sot”.

Ministrja tha se qeveria do të përpiqet që vendi të mos kthehet më në kohën e gjeneratorëve. Një nga mënyrat që ka zgjedhur për ta bërë këtë është depozitimi i energjisë.

“Po bëjmë kontrata shkëmbimi dhe depozitimi me partnerët për të patur në momentin kur Europa do të përballet me mungesën”, tha Balluku, por pa sqaruar se çfarë po shkëmben apo depoziton, kur prodhimi vendas, sipas saj është i pamjaftueshëm për shkak të thatësirës.

SHKARKO APP