Ministrja Balluku: Shteti s’ka të drejtë të kontrollojë tregun, por jemi në emergjencë
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku thotë se shteti nuk ka të drejtë të kontrollojë një ekonomi tregu, por situata ku jemi e detyron shtetin për të hyrë në treg.
E ftuar në emisionin “Opinion”, nënvizoi se situata ku jemi e detyron shtetin në të mirë të konsumatorit për të hyrë në treg.
“Shteti nuk ka të drejtë të kontrollojë në një ekonomi tregu, por ne gjendemi në një gjendje emergjence. Kjo nuk është një gjendje e jashtëzakonshme për momentin akoma, por sidomos sektori i naftës dhe gazit. Dhe nëse bazohet në aktet nënligjore që ne kemi, situata ku jemi e detyron shtetin në të mirë të konsumatorit për të hyrë në treg”.