Ministrja bën për herë të parë bashkë gjithë gratë e njohura shqiptare për një arsye të veçantë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një nga fushatat më masive realizuar ndonjëherë në Shqipëri, dhe më mbresëlënëse.

Në këtë fushatë, ajo, ka bashkuar vajzat dhe gratë më të njohura në vend, që i kanë thënë të gjitha po, ftesës për t’u përfshirë në një sensibilizim kundër së keqes dhe indiferencës që të lë pa u kontrolluar, sepse parandalimi shpëton jetë.

Nën moton; “I bashkohem dhe unë fushatës në luftën ndaj kancerit të gjirit”, pjesë e fushatës u bë Rudina Xhunga, Mira Kazhani, Iva Tiço, Bieta Sulo, Monika Lubonja, Beti Njuma, Ema Andrrea, Jonida Maliqi, Pranvera Baroakaj, Manjola Nallbani, Anila Basha, Eranda Libohova, Rovena Dilo, Juli Xhokaxhi, Genta Popa etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fushata ishte një nga më ndikueset në luftës kundër kancerit dha menjëherë rezultate.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mijëra gra e vajza iu drejtuan mamografive, vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë, dhe të tjera shkuan te mjeku, duke u ndikuar menjëherë nga thirrjet e vajzave dhe grave vip.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?