Ministrja Denaj: 270 milionë dollarë investime në infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjen nga përmbytjet

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thotë se përmes projekteve dhe investimeve që po ndërmerren, në 2030 synohet ujitje 100 % për sipërfaqet e tokës bujqësore. Denaj ndau momente nga investimi që po realizohet në kanalin ujitës KU-13 në bashkinë Kurbin, teksa vuri në dukje se, punimet për rehabilitimin e kësaj vepre ujitëse janë drejt përfundimit.

“Me zbatimin e këtij projekti po ndërhyhet në gjithë gjatësinë e kanalit ujitës prej 7.9 km, duke përmirësuar ujitjen në mbi 1200 ha tokë bujqësore”, tha ajo.

Sipas saj, investimet në infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjen nga përmbytjet arrijnë vlerën 270 milionë dollarë. Denaj bëri të ditur se sipërfaqja e tokës së ujitshme është dyfishuar krahasuar me vitin 2013, nga 120 mijë hektarë në 270 mijë hektarë në 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejt përfundimit punimet për rehabilitimin e Kanalit Ujitës KU-13 në territorin e Bashkisë Kurbin. Me zbatimin e këtij projekti po ndërhyhet në gjithë gjatësinë e kanalit ujitës prej 7.9 km, duke përmirësuar ujitjen në mbi 1200 ha tokë bujqësore. Investimet në infrastrukturën e Ujitje, Kullim dhe Mbrotje nga Përmbytjet arrijnë vlerën 270 mln dollarë. Sipërfaqja e tokës së ujitshme është dyfishuar krahasuar me vitin 2013: nga 120 mijë hektarë në 270 mijë hektarë në 2024.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Anila Denaj (@aniladenaj)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?