Ministrja Denaj: Ferma në Korçë me 22 varietete mollësh ka destinacion tregun vendas dhe atë të Rajonit

Në Korçë, Ylveri, me profesion agronom, në një sipërfaqe prej 17 ha, ka krijuar një fermë model, me sistem intensiv, me 22 varietete mollësh, të cilat kanë si destinacion tregun vendas dhe të Rajonit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale historinë e Ylverit, eksperienca e të cilit është shtrirë edhe tek fermerët e tjerë në zonën e Korçës.

Denaj tha se, “eksperiencën e tij Ylveri e ka shtrirë edhe tek fermerë të tjerë në zonën e Korçës, për të garantuar një prodhim sa më cilësor dhe të kërkuar për tregun vendas dhe atë të huaj”.

Ministrja vuri në dukje se vizioni i fermerit nuk ndalet vetëm në prodhimin e mollëve për t’i shitur direkt tek grumbulluesit, por së shpejti shpreson ta kthejë fermën në një destinacion turistik, ku njerëzit mund të vjelin mollë direkt nga pema.

SHKARKO APP