Ministrja Denaj flet për pensionin social që do t’i jepet familjes së Klodian Rashës

Përgjatë seancës së sotme në Kuvend, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj foli mbi Aktin Normativ, sipas të cilit i akordohet një pension social tetëfish më i lartë, familjes së Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga një efektiv i “Shqiponjave”.

“Ky Akt Normativ ka si synim për t’i ardhur në ndihmë familjes në një situatë të vështirë. Qeveria ka propozuar që të krijohet mundësia ligjore për të trajtuar financiarisht familjen e personit që ka humbur jetën. Sigurisht bashkohemi me dhimbjen e familjes dhe këtë kryeministri Rama dhe gjithë qeveria e kanë shprehur që ditën e parë e ne vijim”, tha ministrja.

Po kështu u bë me dije se akti në fjalë mund të përdoret, në rast se precedentë të tjerë tragjikë do të përsëriten.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?