Ministrja Denaj me blegtorët e qarkut të Gjirokastrës, nevojitet bashkëpunim me pikat e grumbullimit

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me blegtorët e qarkut të Gjirokastrës për t’i dëgjuar dhe diskutuar nga afër me ta mbi problematikat e sektorit. Në takimi ishin të pranishëm edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro si dhe krerët e bashkive Gjirokastër, Dropull dhe Delvinë. Denaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të blegtorëve me pikat e grumbullimit.

“Theksova se institucionet nuk mund të ndërhyjë në çmimin e produktit dhe zgjidhja duhet të vijë me bashkëpunimin mes palëve dhe formalizimin e marrëdhënies mes pikave të grumbullimit dhe blegtorëve, në mënyrë që kjo marrëdhënie të jetë e favorshme për të gjithë”, u shpreh ministrja Denaj.

Po ashtu Denaj siguroi se Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim të ngushtë edhe me pushtetin vendor, do të vijojë të jetë mbështetje për blegtorinë, duke rritur investimet në infrastrukturën e ujitje-kullimit, fuqizuar sigurinë ushqimore dhe garantuar zgjidhje për kullotat

“Politikat tona shkojnë drejt nxitjes së bashkimit të blegtorëve, interesave të tyre, për një fitim më të lartë dhe produkt më cilësor. Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim të ngushtë edhe me pushtetin vendor, do të vijojë të jetë mbështetje për blegtorinë, duke rritur investimet në infrastrukturën e ujitje-kullimit, fuqizuar sigurinë ushqimore dhe garantuar zgjidhje për kullotat”, tha Denaj.

SHKARKO APP