Ministrja Denaj me blegtorët: Ndërlidhja e fermerëve me përpunuesit e qumështit të jetë e favorshme për të gjithë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me përpunuesit e qumështit për të gjetur një gjuhë komunikimi dhe për të adresuar problematikat e blegtorëve.
Denaj bëri të ditur se gjatë këtij takimi u trajtuan disa nga problematikat, në veçanti ato të lidhura me informalitetin në treg dhe për të reduktuar këtë fenomen me masa të drejtpërdrejta.
Ministrja vuri në dukje se rritja e turistëve dhe nxitja e konsumit të brendshëm ka një ndikim të madh në nxitjen e konsumit të produkteve shqiptare në tregjet lokale dhe hotelet shqiptare.
Denaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes palëve, si nevojë e kuptueshmërisë së problematikave që ekzitojnë ndërmjet tyre në mënyrë që ndërlidhja e fermerëve me përpunuesit e qumështit të jetë e favorshme për të gjithë. “Kjo do të krijojë një bashkim në zinxhirin e vlerës, çka do të çojë përpara këtë sektor”, deklaroi Denaj.