FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrja Denaj me ministrat e Bujqësisë nga Ballkani Perëndimor: Përfitime të ndërsjella në treg të përbashkët

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj po merr pjesë në takimin e 17-të vjetor të punës së ministrave të Bujqësisë nga Ballkani Perëndimor, organizuar në datat 6-8 nëntor, në Jahorinë, të Bosnjë-Hecergovinës. Denaj informoi se në këtë takim, së bashku me homologët diskutuan për të ardhmen e bujqësisë së rajonit.

“Fokus kryesor i takimit ishte angazhimi drejt një bujqësie më të liberalizuar, me më shumë përfitime të ndërsjella dhe komplementare në një treg të përbashkët dhe jo si konkurrentë”, u shpreh Denaj.

Ministrja vuri në dukje se, bashkë me homologët parashtruan se rruga e vetme e përbashkët është ajo e përparimit të “Green Agenda”, nëpërmjet Procesit të Berlinit, për t’i dhënë zgjidhje sfidave të ndryshimeve klimatike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Theksuam se rruga e vetme e përbashkët është ajo e përparimit të “Green Agenda”, nëpërmjet Procesit të Berlinit, për t’i dhënë zgjidhje sfidave të ndryshimeve klimatike, dinamikat e tregjeve dhe impaktin e lëvizjeve demografike, me të cilat po përballet bujqësia në vendet tona, por edhe në botë”, tha Denaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?