Ministrja Denaj me stafin e Century 21: Ka kërkesa në rritje për banesa, zhvillimi urbanistik dhe qetësia

Ministrja e Bujqësisë njëherësh dhe kandidate e PS për deputete, Anila Denaj këtë pasdite është takuar me stafin e Century 21 në zonën e Liqenit të Thatë. Denaj shkruan se folën kërkesat në rritje të qytetarëve për banesa në këtë zonë, si rezultat i zhvillimit urbanistik dhe qetësisë. Denaj është kandidate e PS në qarkun Tiranë, në listën e hapur.
”Me Eklidin dhe stafin energjik të Century 21 në zonën e Liqenit të Thatë, biseduam mbi rritjen e aktivitetit të biznesit dhe kërkesat në rritje të qytetarëve për banesa në këtë zonë, si rezultat i zhvillimit urbanistik dhe qetësisë që e karakterizon këtë pjesë të qytetit të Tiranës.
Century 21, me mbi 10 vite eksperiencë në treg, ka punësuar 25 persona, një pjesë e të cilëve banorë të Njësisë 13. Me votën për numrin 5, PS #SHQIPËRIA2030 nuk është më një ëndërr, një realitet falë vizionit të Edi Ramës”,-shkruan Denaj.