Ministrja Denaj: Pagë të diferencuar për profesionet e vështira, agronomët dhe veterinerët
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një vizitë pranë Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ku diskutoi me stafin e shërbimit veterinar dhe agronomët, sfidat e arritjet në punën e tyre të përditshme për garantimin e shëndetit publik.
“Trajtuam së bashku propozimin për diferencimin e pagës për profesionet e vështira, agronomët dhe veterinerët, të cilët do të përfitojnë më shumë të ardhura, denjësisht të merituara për profesionet që ushtrojnë”, u shpreh ministrja Denaj.
Ajo bëri të ditur se u kërkoi veterinerëve të kryejnë në kohë të gjithë fushatat e vaksinimit dhe gjurmimit të tufave blegtorale për të rritur formalizimin e sektorit dhe forcuar standardet e sigurisë ushqimore.
Për sa i takon mbrojtjes së bimëve, Denaj tha se synonte të kthente Regjistrin e Fermerit në një plaftormë digjitale, të njëjtë me platformën tashmë të ndërtuar, Ruda, për regjistrin blegtoral e veterinar.