Ministrja Denaj takim me fermerë të Divjakës, politika lehtësuese për zgjerimin e hartës së eksporteve

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot takime me fermerë të zonave Sulzotaj dhe Adriatik. E shoqëruar nga deputeti i PS-së, Erion Braçe, Denaj diskutoi me fermerët mbi kontratat e shitjes dhe futjen e teknologjive të reja për rritjen e prodhimit, kryesisht në tokat djerrë.

“Shitja e prodhimeve bujqësore, rritja e eksporteve të produkteve bio me markën “Made in Albania”, respektimi i kontratave të shitjes, çështja e mungesës së punonjësve, futja e teknologjive të reja për rritjen e prodhimtarisë së tokave djerrë, ishin disa nga çështjet që diskutuam”, deklaroi Denaj.

Ministrja Denaj siguroi fermerët për mbështetje me politika lehtësuese. “Do vijojmë të jemi përkrah tyre në çdo etapë të punës, për ti mbështetur dhe ndihmuar me politika lehtësuese në mënyrë që eksportet e produkteve shqiptare të zgjerojnë hartën e tregjeve ndërkombëtare”, u shpreh ministrja.

SHKARKO APP