Ministrja e Arsimit takim me maturantët për kriteret e pranimit në Universitete

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla zhvilloi sot një takim me gjimnazistët për maturën shtetërore.

Ajo garantoi se në gjimnaze do ketë hapësira për t’u informuar dhe shtoi se kriteret janë të njëjta me ato të vitit të shkuar.

Lindita Nikolla: ” Merrni kohën e mjaftueshme për t’u informuar për kriteret e nevojshme.  Vitin e kaluar nuk patëm asnjë problem në sistem. Në gjimnaze do ketë hapësira për t’ju informuar mbi procesin. “

Swiss Digital Desktop Reklama

Universitetet-shtoi ministrja- do jenë pranë gjimnazeve për t’i informuar ato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu znj. Nikolla premtoi se do të ketë mbulim të kostove të shkollimit për maturantët ekselentë që zgjedhin “mësuesinë” si degë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?