Ministrja e Financave, Ibrahimaj: Një person duhet të gjenerojë 130-140 € në muaj që të mos konsiderohet i varfër
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj thotë se në Shqipëri për të mos u konsideruar i varfër, një person duhet të fitojë diku tek 130-140 euro në muaj.
”Shqiptarët kanë paga, kanë dhe qira, kanë edhe remitanca. Ne kemi një përllogaritje të shportës mesatare. Pra nuk kemi një përllogaritje sesa duhet të jenë të ardhurat e një personi, patjetër që kjo shumëzohet me familjen mesatare që është 3.5 persona. Pyetja i referohet se sa duhet të gjenerojë një individ për të jetuar, për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130 euro, 140 euro për person”,-tha në ”Opinion”.
Për rritjen e çmimeve, ministrja nënvizoi se çmimet kanë ndryshuar nga dita në ditë si pasojë e situatës kaotike. Për të shkaku i rritjes ka të bëjë me krizën ndërkombëtare për disa produkte, si vaji, mielli që sipas ministres importohen nga jashtë.