Ministrja e Financave: Legalizojmë paranë informale që të parandalojmë evazionin në të ardhmen

Ministra e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi gjatë një konsultimi publik në lidhje me amnistinë fiskale, se Shqipëria i ka të gjitha instrumentet që të ndërmarrë një nismë të tillë dhe kjo mos të shërbejë për pastrimin e parave të pista të krimit.

Ibrahimaj theksoi se qëllimi i kësaj nisme të maxhorancës është që të legalizojë paratë informale në të shkuarën dhe të parandalojë që evazioni të ndodhë në të ardhmen.

Jemi në kushtet që ne kemi krijuar premisat për të pasur një amnisti të tillë për të lejuar të gjithë taksapaguesit dhe individët që të legalizojnë atë para informale që kanë patur në shkuarën dhe për të parandaluar që kjo të ndodhë në të ardhmen.

Janë të gjithë këto regjistra që do të ndërveprojnë me njëri tjetrin për të parandaluar evazionin. Jemi në kushtet që ne mund ta bëjmë këtë amnisti, projektligji në gjatësinë e zbatimit të tij, do të vijë me një fushatë komunikimi, ku të gjithë individëve do t’i bëhen me dije strukturat që do të gjurmojnë çdo aktivitet për evazion fiskal, apo mosdeklarimit të të ardhurave.

Ky është një projektligj shumë i rëndësishëm, që do të krijojë transparencë dhe do të krijojë kushtet për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme, ashtu siç ne kemi bërë me një sërë paketash të rëndësishme në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Ibrahimaj.

SHKARKO APP