Ministrja e Financave: Pagat do vazhdojnë të rriten në mandatin e tretë

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se pagat do të vazhdojnë të rriten në mandatin e tretë qeverisës të Partisë Socialiste.

Më tej, ministrja bëri me dije se Shqipëria është gati dhe do të dalë në Eurobond në fund të muajit tetor për të siguruar një huamarrje që do të sigurojë mbështetje buxhetore.

Ne prej dy javësh kemi pasur diskutime të nivelit teknik kryesisht. Ndajmë një mendim që ekonomia shqiptare ka ardhur në përmirësim dhe ka treguar stabilitet. Dhe gjithashtu i ka potencialet për të përballuar krizën energjetike. Nuk ka pasur ende rritje të normës së interesit. Ka pasur disa rritje të çmimeve. Pagat janë rritur dhe do vazhdojnë të rriten sipas programit të paraqitur për katër vitet e ardhshme”,- tha Ibrahimaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlera e financuar ka ardhur në rritje por interesi i bondit ka ardhur në ulje. Ndër vite kemi krijuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe më të besueshme për tregjet. Jemi gati për të dalë në treg në fund të muajit Tetor. Tregjet kanë pasur problematika për shkak të krizës energjetike apo edhe për shkak të sinjaleve nga ekonomia globale. Jemi besimplotë që kushtet janë të favorshëm për të dalë brenda këtij viti në Eurobond për një huamarrje për t’u përdorur për mbështetje buxhetore“, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?