Ministrja e Shëndetësisë, Koçiu: Monitorim i plotë për vatra mushkonjash në plazhin e Darëzezës

Në plazhin e Darëzezës vijon procesi i monitorimit entomologjik pas kryerjes së shërbimit të dezinsektimit, i cili rezultoi me efikasitet të plotë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale momente nga procesi i evidentimit dhe vlerësimit të habitateve potenciale për zhvillimin e larvave të mushkonjave.

Koçiu tha se “ky proces do të monitorohet në vazhdimësi për kryerjen e shërbimeve pasuese në këto zona, për të pasur një sezon veror dhe plazh pa bezdisje nga mushkonjat”. “Evidentimi i vatrave të reja dhe vlerësimi i atyre ekzistuese, është thelbësor në suksesin e shërbimit të dezinsektimit për vijimësinë e sezonit veror”, shtoi Koçiu.

Në kuadër të Programit Kombëtar të Dezinsektimit për vitin 2024 në zonat turistike në të gjitha qarqet në vend u krye faza e parë e procesit të dezinsektimit me qëllim sigurimin e një mjedisi sa më të pastër e të qetë për pushuesit dhe turistët. Pas dezinsektimit procesi do të vijojë me studimin entomologjik rast pas rasti nga ekspertët e shëndetit publik, për të evidentuar edhe efektivitetin e dezinsektimit të kryer në të gjitha zonat turistike, laguna dhe parqe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?