Ministrja e Shëndetësisë: Realizohet ndërhyrje e suksesshme te një 50-vjeçare me Parkinson

Ekipi i mjekëve në repartin e neurokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ka realizuar me sukses një ndërhyrje te një paciente e moshës 50-vjeçare, e diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përmes rrjeteve sociale, ka bërë të ditur lajmin, duke u shprehur se “në QSUNT u krye një ndërhyrje e suksesshme, DBS (stimulimi i thellë i trurit) për sëmundjen e Parkinsonit, tek një paciente 50-vjeçare”.

“Në Shërbimin e Neurokirurgjisë, në QSUNT u krye një ndërhyrje e suksesshme – DBS (stimulimi i thellë i trurit) për sëmundjen e Parkinsonit, tek një paciente 50 vjeçare. Kjo ndërhyrje specifike dhe tejet e domosdoshme për trajtimin e Parkinsonit, mbulohet tërësisht nga buxheti i shtetit, duke sjellë 0 (zero) kosto për pacientin. Mirënjohje për ekipin mjekësor: Prof. Dr. Artur Xhumari, Prof. Dr. Ridvan Alimehmeti, Dr. Gramoz Brace, anestezist-reanimator Dr. Mithat Demneri, neurologet Dr. Shk. Florian Dashi, Prof. Ilirjana Zekja, Specializantët: Dr. Aurora, Dr. Kejsi, Dr. Sidorela, si dhe infermieret: Manjola Pjetri, Ganimete Arapi dhe Anxhela Gjonaj”, shkruan Koçiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?