FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrja e Shtetit, Ismaili: Vlora u zhvillua nga investimet, ndërsa politikat mjedisore rikthyen flamingot

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në Kuvend se protestat qytetare duhet të dëgjohen me seriozitet, por theksoi se shpesh në to përfshihen edhe grupe interesi që përfitojnë nga situata. Ajo vlerësoi zhvillimin paqësor të protestave si shenjë të pjekurisë demokratike, duke kujtuar periudha të mëparshme me dhunë ndaj protestuesve.

Ministrja dënoi dhunën ndaj një protestuesi në Zvërnec dhe mbështeti reagimin institucional për heqjen e licencave të kompanive të sigurisë private të përfshira. Në fokus të fjalës së saj ishte edhe mjedisi, ku ajo kundërshtoi kritikat për dëmtim të ekosistemit në Nartë, duke deklaruar se falë masave të mbrojtjes dhe moratoriumit të gjuetisë janë rritur flamingot dhe pelikanët, me mbi 3 mijë flamingo të regjistruara në 2021 dhe folezim të dokumentuar në 2025.

Ajo përmendi gjithashtu rikthim të specieve detare si delfinët, breshkat dhe foka mesdhetare, duke e cilësuar këtë si tregues të përmirësimit të biodiversitetit. Në pjesën për zhvillimin ekonomik, Ismaili mbrojti investimet në Vlorë, duke e krahasuar qytetin me periudhën para vitit 2013 dhe duke thënë se sot turizmi, punësimi dhe bizneset janë rritur ndjeshëm. Sipas saj, Vlora ndodhet mes transformimit të deritanishëm dhe potencialit të saj të ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?